Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka shkuar në selinë blu për t’u takuar me kreun e PD-së Berisha.
Takimi besohet të ketë në qendër aksionin opozitar dhe protestën e 6 dhjetorit të thirrur nga opozita.
Një takim i ngjashëm është zhvilluar mes krerëve të opozitës pak ditë para protestës së 12 nëntorit në Tiranë.
Kryeministri Rama, ministra e deputetë e kanë akuzuar opozitën për protestën e 6 dhjetorit duke thënë se ajo bëhet kundër miqve e aleatëve të Shqipërisë duke qenë se të njëjtën ditë në Tiranë mbahet samiti BE-Ballkani perëndimor.
Ndërkohë Berisha u është përgjigjur akuzave duke thënë se protesta është e qytetarëve kundër qeverisë që grabit, shkatërron e ka vrarës hpresën në vend e aspak kundër partnerëve të Shqipërisë.