Gjermania fillimisht ishte pro pushtimit të shpejtë të Ukrainës nga Rusia në vend që të bëhej një luftë të gjatë, për shkak të shqetësimeve ekonomike, pohoi ish-kryeministri britanik Boris Johnson.
Duke folur për CNN Portugal, Johnson vuri në dukje se përpara se Moska të niste operacionin e saj ushtarak në fund të shkurtit, disa vende perëndimore kishin ‘perspektiva shumë të ndryshme’ për tensionet në rritje.
Sipas ish-kryeministrit, ‘pikëpamja gjermane ishte në një fazë se nëse lufta do ndodhte, gjë që do të ishte katastrofë, atëherë do ishte më mirë që e gjithë kjo të mbaronte shpejt dhe që Ukraina të nënshtrohej’. Ai shtoi se ky qëndrim mbështetej nga ‘arsyet e shëndosha ekonomike sipas pikëpamjes gjermane’.
Johnson vazhdoi duke thënë se udhëheqja franceze i mooi deri në fund planet e Rusisë për të dërguar trupa në Ukrainë, ndërsa autoritetet italiane ishin të lëkundura nëse do ishinnë gjendje të mbështesnin Ukrainën duke pasur parasysh varësinë e madhe nga energjia ruse. Megjithatë, Johnson tha se vendet perëndimore u mblodhën shpejt rreth Kievit për ta mbështetur atë pas sulmit rus.