Elon Musk ka dhënë shpjegime pas vendimit të tij për të mos lejuar Alex Jones të kthehet në Twitter.
Shefi i ri i platformës ka rikthyer Donald Trumpin dhe një mori figurash të tjera të ndaluara më parë, por tha se ai “nuk ka mëshirë” për njerëzit që përdorin vdekjet e fëmijëve për përfitime ose famë.
Ai e bëri këtë duke rrëfyer një kujtim të dhimbshëm për të, vdekjen e djalit të tij të parë.
Konspiracionisti dhe moderatori i ekstremit të djathtë Alex Jones, të cilin Twitter e ndaloi në 2018, ka përhapur në mënyrë famëkeqe një teori qesharake konspirative se masakra e shkollës fillore të Sandy Hook në 2012 nuk ka ndodhur kurrë. Por është stisur nga qeveria. Ai u urdhërua nga gjykata të paguante mbi 1.4 miliardë dollarë për prindërit që u prekën nga pretendimi i tij i rremë, shkruan Daily Beast.
Musk tha se ai humbi një fëmijë nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjës, duke postuar në Twitter: “Fëmija im i parë i porsalindur vdiq në krahët e mi. Ndjeva rrahjet e tij të fundit të zemrës. Nuk kam mëshirë për askënd që do të përdorte vdekjen e fëmijëve për përfitime, politikë apo famë”.
Musk ka 10 fëmijë por shumë rrallë flet për ta në publik.
Në tetor, Musk bleu platformën e mediave sociale Twitter për 44 miliardë dollarë dhe u bë CEO i saj. Që atëherë ai ka bërë një sërë ndryshimesh.