Pedagogët i janë rikthyer sot protestave duke u mbledhur para Parlamentit me pankarta në duar.
Protesta u thirr nga Lëvizja universitare dhe Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë. Tubimi i tyre pritet të zgjasë rreth një orë.
Protesta mbahet në të njëjtën ditë kur parlamenti do të debatojë dhe miratojë buxhetin 2023
Pedagogët kërkojnë paga më të larta dhe rritje të buxhetit nga qeveria për kërkimin shkencor. Kjo është protesta e pestë kombëtare e mbajtur nga ata.