Gjatë fjalës së tij në Kuvend Enkelejd Alibeaj ngriti shumë pikëpyetje mbi projektin e Portit të Durrësit.
Opozita është e vetëdijshme se shumica socialiste do e votojë projektin vetëm me votat e saj dhe për këtë Alibeaj deklaroi se sapo marrëveshja të miratohet do e çojnë në Gjykatë Kushtetuese.
“Sipas llogarisë që bën gjithsecili e di që ka një përqindje dhe po marrë një përqindje që këta kanë vendosur 30%. Vjedhja shpërdorimi është ta përdorësh si pronën e babait. Afera më e madhe që po u bëhet Shqipërisë dhe nuk ka mbaruar këtu. Është e vërtetë që është i vjetër, port ë gjitha ato shërbime që jepen aty ku do të shkojnë me cilin port të ri dhe me çfarë parash.
Por sapo ta miratoni do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese, këtë ka detyrim opozita. Kjo e sotmja është vetëm fillimi, tringëllimat e prangave të dy javëve më parë duhet t’i keni parasysh. Ne kemi detyrim për ta bërë me dije. Besoni kur orteku të dalë nuk do ketë më poezi e vjersha, kujdes nga ajo ditë”-deklaroi Alibeaj.