Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi përjashton për 5 ditë Petrit Vasilin nga seancat dhe komisione pasi fyeu Ballën


Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën pas propozimit të socialistëve ka përjashtuar për 5 ditë deputetin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Vasili u përjashtua pasi iu drejtua Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla me fjalët “skiziofren”.

Deputetit të PL-së tashmë i ndalohet të marrë pjesë në seanca plenare dhe në komisione.

U mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën

Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të Rregullores së Kuvendit dhe në kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022.

Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili.

Ky vendim hyn në fuqi në datën 25.11.2022”-thuhet në njoftim.