Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje homologut të tij në qeverinë e Prishtinës, Albin Kurti pas marrëveshjes së arritur për targat.
Rama shkruan se Kurti u soll si kryeministër dhe nuk mund t’i kërkohet llogari pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg.
“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”-shkruan Rama.