Vendosni fjalën kyçe....

Laboratori i drogës në Fier, kapen 430 kg kokainë me vlerë 40 milionë euro, si u zbulua sasia me pleh kimik e ardhur nga Kolumbia


Prokuroria ka dhënë hollësi lidhur me operacionin antidrogë, ku u kap një sasi kokaine në thaës me pleh kimik të ardhur nga Mali i Zi.

Sipas SPAK, në oepracion kanë marrë pjesë disa agjenci ligjzbatuese.

Gjatë deklaratës për mediat, prokurori Adnan Xholi tha se ekzistonin dyshime se në maj 2022 në Kolumbi ishte ngarkuar një sasi plehu kimik që do shkonte në portin e Pireut në Greqi e më pas Mal të Zi, ngarkesë e porositur nga një shtetas shqiptar.

Gjatë operacionit janë sekuestuar 15 mijë euro, 3 pistoleta, 108 fishekë, 18 celularë, 5 mjete, 20 paleta me 245 ton pleh kimik, brenda të cilave janë gjetur 430 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro.

“Kemi regjistruar që në fund të korriku veprën penale për trafik të lëndëve narkotike. Ky procedim është hetuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, BKH dhe disa agjenci të huaja ndërkombëtare dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet malazeze të drejtësisë.

Ekzistonin të dhëna se në maj 2022 në një port të Kolumbisë ishite ngarkuar një ngarkesë me pleh kimik, që do të shkonte në Pire, Greqi dhe më pas në Mal të Zi, e porositur nga një shtetas shqiptar.

Kanë vijuar hetimet dhe nga verifikimi që kanë bërë autoritetet shqiptare rezultoi se porositës i mallit ishte një shtetas shqiptar që kishte hapur një aktivitet tregtar në Shqipëri në 2022. Pasi sasia me pleh ka mbërritur në Shqipëri janë kryer veprimet doganore.

U pa e udhës që të mos ndaleshin vetëm te porositësi, por dhe të organizatorët, bashkëpunëtorët. Nga ana e GJKKO janë autorizuar dhe janë pranuar kërkesat tona për arrestimin e 4 personave. 10 masa sigurimi janë ekzekutuar dhe 14 masa për kontrolle.

Janë sekuestruar 15 mijë euro, 3 automatik, 3 pistoleta, 108 fishekë, 18 aparate celularë, 5 automjete, 20 paleta me 24 ton pleh artificial, brenda të cilit 430 kg kokainë, me vlerë 40 mln euro.” – tha prokurori.

Sipas prokurorit të SPAK Adnan Xholi, për të importuar sasinë me pleh kimik ku ishte fshehur kokaina, porositësi i mallit kishte përdorur kompaninë e hapur në vitin 2022.

Deri tani gjatë operacionit janë arrestuar Viktor Cervanaku, djali i tij Denilson Cervanaku dhe e fejuara e këtij të fundit, Enxhi Ferhati. Në kërkim është shpallur një shtetas kolumbian i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të mundësuar ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

Persona të tjerë të arrestuar janë 33-vjeçari Bledar Matoshi, i dënuar më herët për armëmbajtje pa leje, 28-vjeçari Kid Koshena, i dënuar më parë për plagosje, 32-vjeçari Klajdi Vrioni, id ënuar më herët për armëmbajtje pa leje e 22-vjeçari Redion Meshi, i cili u kap në timonin e makinës ku u gjetën armët, dy automatikë, një armë gjahu e një shotgun.