Gjermania e ka përshkruar pretendimin e ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, se qeveria e saj donte që Ukraina të kapitullonte me shpejtësi ndaj Rusisë si ‘të pakuptimta’.
Zëdhënësi Steffen Hebestreit iu përgjigj të enjten vërejtjeve që Johnson bëri për CNN, ku ai sugjeroi se Berlini dëshironte që konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës të përfundonte shpejt për arsye ekonomike.
“Është absolutisht e pakuptimtë ajo që tha Boris Johnson.” – u tha Hebestreit gazetarëve në një konferencë për mediat në Berlin.
“Ne e dimë se ish-kryeministri shumë argëtues ka gjithmonë një marrëdhënie të pazakontë me të vërtetën.” – shtoi zyrtari, duke sugjeruar se ‘edhe në këtë rast kjo nuk është ndryshe’.
I pyetur nga gazetarët nëse ai po e quante Johnson gënjeshtar, Heberstreit theksoi se ‘Johnson ka gjithmonë një qasje shumë personale ndaj së vërtetës’.
Më herët të mërkurën, Johnson i tha CNN Portugali se Gjermania besonte se ‘do ishte më mirë që e gjithë kjo të përfundonte shpejt dhe që Ukraina të kapitullonte’, përpara se Rusia të niste fushatën e saj ushtarake në Ukrainë.