Vendosni fjalën kyçe....

U vinin prangat dhe u merrnin paratë të rinjve te liqeni, pastaj i linin të lirë – Arrestohen dy policë në Tiranë


Arrestohen dy efektivë policie në Tiranë. Kjo sepse ata në zonën e Liqenit Artificial ndalonin të rinj që i kapnin duke pirë cigare hashashi, u vinin dhe prangat që të dukeshin sa më të besueshëm që po bënin detyrën, dhe në fund pasi u kishin marrë paratë i linin të lirë.

Bëhet fjalë për punonjësin e patrullës Serxhio Cani, 23 vjeç, dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti, 39 vjeç.

Kallëzim në polici kundër tyre e kanë bërë nga shtetasit me inicialet F. V., dhe F. D.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:

– S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.