Vendosni fjalën kyçe....

3 vite nga tërmeti, ambasadorja e BE-së: Falë mbështejes sonë sot kemi disa shkolla më të mira


Sot bëhen 3 vite nga tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë dhe i mori jetën 51 personave e la me qindra e mijëra të tjerë pa banesa.

Në këtë 3-vjetor të trishtë, ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann ka publikuar një mesazh për shqiptarët.

Ajo thotë se pas tre vitesh, shumë shkolla, kopshte dhe vende historike janë rindërtuar falë mbështetjes së BE-së. Ambasadorja shprehet se BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, por edhe për ta ndihmuar që të ndërtojë të ardhmen në unionin europian.

“Sot tre vjet më vonë shohim një numër shkollash dhe kopshtesh që janë rindërtuar. Shohim vende historike që janë restauruar dhe po restaurohen tani. Me moton tonë ‘Të rindërtojmë më mirë’, tani kemi shkolla që përmbushin standardet europiane dhe vende historike që janë rindërtuar me gjithë shkëlqimin e tyre për t’u gëzuar nga brezat e ardhshëm. Në do të vazhdojmë me programet tona kryesore ‘BE për kulturën’ dhe ‘BE për shkollat’ që të vazhdojmë rindërtimin. Tani dua të falënderoj popullin shqiptar për rezistencën dhe forcën për ndërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues. Jam këtu për t’iu bërë edhe një premtim: BE është këtu që të vazhdojë t’iu mbështesë, por edhe për t’iu ndihmuar të ndërtoni të ardhmen tuaj në BE.”- thotë ambasadorja Hohmann në këtë videomesazh.