Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi: Për shkak të korrupsionit dhe vjedhjes nga Qeveria, 3 vjet pas tërmetit ka ende ka familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar një mesazh me rastin e 3 vjetorit të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019-ës, që mori 51 jetë.

Blushi thotë se nëse sot pas tre vitesh ka ende familje që nuk janë strehuar, kjo ndodh për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë. Ai thotë se një qeveri e tillë nuk meriton më të qëndrojë në detyrë.

“Tre vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, nderojmë sot kujtimin e 51 qytetarëve që humbën jetën dhe falenderojmë me mirënjohje Kosovën dhe të gjitha vendet mike e partnere për solidaritetin dhe ndihmat e pakursyera.

Për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë sot ende ka familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre dhe janë braktisur nga shteti, ndërkohë që problematika të shumta janë vërejtur edhe me ndërtimet jo cilësore ku janë strehuar të prekurit.

Një Qeveri që vjedh edhe fondet për emergjencat, ndihmat e vendeve mike, si dhe braktis qytetarët më në hall, nuk e meriton asnjë ditë të qëndrojë në detyrë!”– shkruan Blushi.