Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Azerbajxhanit Aliyev firmos dekretin për hapjen e ambasadës në Tiranë


Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka firmosur dekretin për hapjen e ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë. Njoftimi është bërë nga ambasadori i Azerbajxhanit Anar Huseynov në faqen e tij në Facebook.

“Sot Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit ka nxjerrë Dekretin për sigurimin e veprimtarisë së Ambasadës së Republikës së Azerbajxhanit në Republikën e Shqipërisë.” – shkruan Huseynov.

Hapja e ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë është bërë pas kërkesës së presidentit të Shqipërisë Begaj, gjatë vizitës së Aliyev në Tiranë.

Ky i fundit u zotua se deri në vitin 2027 Azerbajxhani do dyfishojë sasinëe gazit drejt Evropës, sasi që do kalojë përmes Shqipërisë.