Franca ka mundur Danimarkën duke arritur fitoren e dytë në Grupin D të Botërorit të Katarit e duke u kualifikuar në fazën tjetër.
Të tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Për ‘gjelat’ golat i shënoi Mbappe në minutat 61’ e 86’ ndërsa danezët shënuan me Christensen në minutën 68’.
Danimarka ka vetëm një pikë në llogari e duhet të fitojë ndaj kundërshtarit direkt Australisë për t’u kualifikuar ndërkohë që ‘kangurëve’ u mjafton vetëm një barazim.