Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka shkuar në Hagë për ceremoninë e fejesës së saj. Kjo për të qenë sa më afër babait të saj i cili prej më shumë se dy vitesh mbahet në paraburgim atje.
Në një postim në “Instagram”, Gresa Krasniqi tha këtë gjë ia kishte premtuar babait dhe po e mbante premtimin.
“E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë! ‘Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë’, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhashë diten që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!”- shkruan ajo krahas fotove me të fejuarin nga Haga.
Në këtë mesazh, e bija e ish-kreut të Kuvendit të Kosovës gjithashtu i ka falënderuar të gjithë ata që e uruan.
Të premten e 4 nëntorit u bënë 2 vjet qëkur ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ndodhet në paraburgim në Gjykatën e Hagës. Krasniqi dhe të tjerë ish-drejtues dhe zyrtarë të UÇK-së akuzohen se kanë kryer krime lufte, akuza që i kanë mohuar.
View this post on Instagram