Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i shumëfishtë me 7 të plagosur në Verona, një 23-vjeçar shqiptar mes tyre (FOTOT)


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës së 27 nëntorit në Verona të Italisë. Sipas medieve në shtetin fqinj, pak para mesnatës janë përplasur tre makina në nënkalimin Via Dal Cero.

Makinat e përfshira janë një tip “Fiat Cinquecento”, me drejtues një shtetas shqiptar, 23 vjeç, një “Renault Modus” me drejtues një 25-vjeçar nga Verona dhe “Toyota Yaris” me drejtues një 60-vjeçar po nga Verona. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar automjete të shumta urgjence për t’u shkuar në ndihmë të plagosurve. Brigada e Zjarrfikësve ishte gjithashtu në vend për të çliruar të plagosurit.

Në fakt, numri i të plagosurve është 7, nga të cilët 4 janë transportuar në gjendje të rëndë në spitale. Si pasojë e këtij aksidenti, rruga ka qenë e mbyllur deri në dy të mëngjesit të sotëm.