Vendosni fjalën kyçe....

Nis ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, bëhen bashkë kryeministrat dhe presidentët e Shqipërisë dhe të Kosovës (PAMJET)


Ka nisur ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë, qytetin ku më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Të pranishëm në këtë ceremoni janë kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryebashkiaku Dritan Leli. Por gjithashtu edhe zyrtarët nga Kozova, duke nisur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, si edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Këta të fundit ndodhen në Shqipëri që prej ditës së djeshme, ku u mbajt në Parlament seanca e parë e përbashkët mes dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Zyrtarët nga Shqipëria e nga Kosova, po qëndrojnë në krah të njëri tjetrit në ceremoninë shtetërore të organizuar në Vlorë.