Vendosni fjalën kyçe....

Të ardhurat në familjet me fëmijë u rritën më pak gjatë dekadës së fundit


Gjatë vitit 2021 familjet me fëmijë shpenzuan mesatarisht në muaj 98,795 lekë, nivel më i lartë në krahasim me familjet e tjera, por shpenzimet e tyre janë rritur shumë pak në raport me vitin 2007.

Sipas të dhënave të INSTAT, që burojnë nga anketa e Buxhetit të Familjeve, shpenzimet mujore të familjeve me tre ose më shumë të rritur me fëmijë u rritën me 20% gjatë periudhës 2007-2021.

Ritmet e rritjes së shpenzimeve në familjet që kishin më pak anëtarë ose fëmijë ishin shumë më të larta.

Psh shpenzimet mujore për një person të vetëm u zgjeruan me 78 % nga viti 2017 më 2021.

Në familjet me një person të vetëm me një fëmijë në kujdestari shpenzimet mujore u rritën me 64 për qind gjatë së njëjtës periudhe ndërsa në familjet me dy të rritur pa fëmijë treguesi i shpenzimeve mujore u shtua me 36% gjatë 14 viteve.

Përgjatë 14 viteve shpenzimet mujore të familjeve shqiptare kanë bërë përparim të ulët. Mesatarja kombëtare tregon se përgjatë 14 viteve shpenzimet mujore për një familje janë rritur me 21.8 për qind.

Familjet më fëmijë në Shqipëri përballen me shpenzime të larta dhe njëkohësisht me mundësi të kufizuara për të rritur të ardhurat për shkak angazhimit për rritjen e fëmijëve.

Të dhëna që burojnë nga anketa te tjera tregojnë se nënat më fëmijë vuajnë nga nën-punësimi sidomos kur fëmijët ende nuk kane mbushur moshën e shkollës.

Familjet më fëmijë në Shqipëri nuk përfitojnë mbështetje sociale nga shteti si në vendet e tjera të Europës. Arsyet ekonomike shpesh qëndrojnë si argumente për rënien e lindshmërisë.

Anketa demografike dhe e shëndetit tregon se gratë shqiptare në moshë riprodhimi lindin fëmijë më pak se dëshirojnë. Gjithashtu aborti është mjaft i përhapur ne mesin e grave të papuna me nivel të dobët ekonomik.

Vështirësitë për të krijuar familjen e re për të rritur dhe edukuar fëmijët, janë ndër arsyet e niveleve të larta të emigrimit te të rinjve.

Për të evituar plakjen e popullsisë dhe rritjen e lindshmërisë, vendet e BE kanë shtuar stimujt për familjet me fëmijë, duke ofruar bonuse që shpesh kalojnë pagën minimale.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al