Brazili ka mundur Zvicrën në ndeshjen e dytë në Grupin G, duke u bërë ekipi i radhës që kualifikohet në fazën finale të Botërorit të Katarit.
Goli i fitores u shënua nga mesfushori Casemiro në minutën e 83’. Brazili shkon i qetë në ndeshjen e fundit në grup ndaj Kamerunit ndërsa ekipi afrikan,
Zvicra e Serbia janë ende në garë për sa i përket kualifikimit.
Kameruni kualifikohet në rast se fiton ndaj Brazilit ndërsa Zvicra mundet ndaj Serbisë dhe arrin të ketë golaverazh më të mirë se ekipi ballkanas.
Zvicra kualifikohet automatikisht me fitore ose barazim ndaj Serbisë.
Kjo e fundit për t’u kualifikuar duhet të mundë Zvicrën e të shpresojë që Kameruni të mos fitojë ndaj Brazilit.