Vendosni fjalën kyçe....

Xhaxhai i Ervis Martinajt bën deklaratën e fortë: Nipin e kanë vrarë, trupin ia kanë zhdukur


Xhaxhai i Ervis Martinajt, Faik Martinaj, ka deklaruar se nipi i tij është vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur nga kundërshtarët.

Ai e bëri deklaratën në emisionin ‘Pa Gjurmë’ duke theksuar se vrasja e të nipit ka ndodhur pas dëshmisë së Nuredin Dumanit në prokurori.

“Ai është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Kundërshtarët politik e kanë eliminuar. Hasmi nuk të zhduk xhenazen.” – tha ai.

Sipas Nuredin Dumanit, Ervis Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të eliminuar ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Dokle.

Ervis Martinaj është shpallur i zhdukur që në 9 gusht të këtij viti. Denoncimi është bëë nga familjarët e tij të cilët deklaruan se i kishin humbur kontaktet me të që prej asaj dite. Familjarët dyshojnë se Martinaj është vrarë ndërsa trupi i tij është zhdukur.