Anglia ka shënuar dy gola të shpejtë në minutat 50’ e 51’ me Rashford e Foden, duke shuar përfundimisht ëndrrën e Uellsit për t’u kualifikuar në fazën tjetër të botërorit të Katarit.
Tashmë Anglia duket në rrugë të sigurt për sa i përket vendit të parë në grup. Në ndeshjen tjetër SHBA-ja po fiton ndaj Iranit dhe deri tani është e kualifikuar.
Megjithatë iranianëve u duhet vetëm një pikë dhe kur nga fundi kanë mbetur më shumë se 30 minuta, gjithçka mbetet e hapur.