Vendosni fjalën kyçe....

6 dhjetori ditë pushimi zyrtar për Tiranën, mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor e protesta e opozitës


6 dhjetori do jetë ditë pushimi zyrtar për Tiranën. Vendimi ka të bëjë me samitin BE-Ballkani Perëndimor që do mbahet në kryeqytet atë ditë.

E marta do jetë pushim për administratën e shkollat ndërsa qarkullimi i mjeteve do jetë i kufizuar për shkak të masave të sigurisë.

Më 6 dhjetor opozita ka thirrur protest para kryeministrisë, vendim që është shoqëruar me akuza e kundërakuza mes palëve.

Ndërsa kryeministri Rama, ministra e deputetë socialist e kanë quajtur protestën e opozitës si një vendim të marrë nga kreu i shpallur non grata i opozitës, Berisha e aleati i tij Meta, për të dëmtuar reputacionin e pamjen e Shqipërisë në sytë e BE-së, krerët e opozitës e kanë quajtur atë një të drejtë të qytetarëve kundër qeverisjes së korruptuar e kriminale të Edi Ramës.

Duhet thënë se policia nuk ka dhënë leje për zhvillimin  e protestës po pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e saj kanë pohuar se nuk do të tërhiqen.