IKMT-ja e punonjësit e OSHEE-së të shoqëruar nga policia kanë shkuar mëngjesin e sotëm në ‘Prestige Resort’ te Mali i Robit në Kavajë.
Sipas BW, policia ka shkuar atje pa asnjë njoftim dhe pasi ka larguar punonjësit e pushuesit që ndodheshin brenda ka rrethuar me shirit resortin ndërsa thekson se nuk dihet ende se çfarë do ndodhë.
Gjatë stinës së verës, IKMT-ja prishi një pishinëtë resortit në pronësi të Fokus Media Group, pjesë e së cilës janë News24, BW e Panorama.
Sipas tyre, aksioni i para disa muajve dhe ai i sotëm vjen në shenjë hakmarrjeje të kryeministrit Rama ndaj linjës editoriale të mediave në fjalë.
Ndërsa nuk dihet ende se çfarë po ndodh brenda Prestige Resort, OSHEE-ja ka ndërprerë energjinë elektrike ndërsa para resortit qëdron një fadromë e IKMT-së.
Përfaqësuesit ligjorë të resortit kanë pohuar se nuk kanë asnjë informacion mbi atë që po ndodh pasi nuk u është treguar asnjë urdhër apo dokument.