Vendosni fjalën kyçe....

“Kam dhënë zemrën”- Thomas Müller largohet nga kombëtarja gjermane pas humbjes, trajneri Hansi Flick s’e ka ndërmend


Duket se Thomas Müller është tërhequr nga futbolli ndërkombëtar. Pas daljes së Gjermanisë nga Kupa e Botës, ai u tha lamtumirë tifozëve sepse kjo mund të ishte ndeshja e tij e fundit ndërkombëtare.

“Nëse kjo ka qenë ndeshja ime e fundit, dua t’i them diçka tifozëve gjerman: ka qenë një kënaqësi e madhe, kam përjetuar momente të mëdha dhe kam dhënë zemrën në fushë në çdo ndeshje. Më duhet të shtoj se ky eliminim të bën keq, është tmerr. Fitorja jonë mund të mjaftonte, por nuk ishte kështu.”– deklaroi Müller pas ndeshjes, citon bavarianfootballworks.com.

Kështu që mbrëmë me siguri e kemi parë të fundit të Thomas Müller me fanellën e Gjermanisë. Nga ana tjetër, trajneri Hansi Flick, i konsideruar një nga personat përgjegjës për këtë dështim të Gjermanisë, as që ka ndërmend të largohet.

“Të jap dorëheqjen? Nuk është momenti i duhur për të folur për këtë, është e vështirë të flas pas këtij eliminimi. Në fituam, por mund të shënonim më shumë gola. Gjithsesi, eliminimi nuk u vendos sot, përcaktues ishin 20 minutat e fundit kundër Japonisë.”- u shpreh Flick për ARD.

Thomas Müller

Një nga më të mëdhenjtë e gjeneratës së tij, Thomas Müller shijoi suksesin përfundimtar duke ngritur trofeun e Kupës së Botës në Brazil në 2014. Dy Kupat e tij të fundit të Botës nuk duhet t’i heqin paraqitjet e jashtëzakonshme që ai ka bërë për Gjermaninë ndër vite. Ai ka qenë gjithmonë një lojtar që ka dhënë gjithçka në fushë dhe duket se nuk i ka mbetur më për të dhënë.

Ai do të kthehet në shtëpi në Gjermani dhe do të përgatitet për pjesën tjetër të sezonit me Bayern Munich. Ai ka ende një kontratë e cila së fundmi është zgjatur me një vit, dhe nuk ka asnjë tregues se ky është fundi i rrugës për të në nivel klubi. Megjithatë, një kapitull i rëndësishëm ka përfunduar në jetën e tij.