Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza të forta ndaj Ramës: Ortak me Amant Josifin në vjedhjen e 2.2 miliard eurove nga “Bitcoin”


Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj qeverisë në një konferencë për mediet, duke thënë se ka qenë e përfshirë në vjedhjen e 2.2 miliard eurove përmes Bitcoinave.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka mbështetur biznesmenin Amant Josifin, pasi kjo skemë drejtohej nga i vëllai i tij Olsi Rama, së bashku me burrin e ministres Olta Xhaçka dhe Pranvera Strakoshën.

 “Së fundmi, unë këtu kam dalë disa herë para jush, kam dalë disa herë për vjedhjen e 2.2 miliardë eurove nga rrjeti i Amant Josifit. 2.2 miliardë nga ortaku i Edi Ramës. Me dokumente. Edi Rama ka qenë ortak me Amant Josifin. Amant Josifi, i mbuluar politikisht nga Edi Rama dhe Olta Xhaçka, se ka qenë këshilltar i saj. Në të gjithë mafiozitetet e tij, Amanti ka pasur notere Natasha Xhaçkën, mamanë e ministres. Truri i kësaj vjedhje të madhe është Olsi Rama, bashkëshorti i Olta Xhaçkës dhe jo më pak, Pranvera Strakosha.

Natasha dhe Pranvera, që ta dini ju, kanë qenë në ndjekje penale për adaptime, mafie e adaptimit të fëmijëve. Por strumbullar është qeveria në këtë aferë.”- tha ish-kryeministri.

Berisha shtoi se biznesmeni Amant Josifi është arratisur në Dubai, aty ku sipas tij kanë depozituar paratë për ndërtimin e portit të Durrësit.

“Është e katërta herë që e denoncoj unë këtë. Ku është Amanti tani, thoni ju? E njoftuan dhe ia mbathi. Disa burime më thonë se ka shkuar në Dubai.

Se atje ua paraqit ai të gjithë Bitcoin-ët e vjedhur. Se i kanë vjedhur në në mënyrë skandaloze. Vendose në këtë aplikacion, dhe pa i thënë asgjë pronarit, e fusnin në kuletën e tyre dixhitale. I kthenin në euro e dollarë, për të ndërtuar Dubain e Ramës, apo të tjera kulla.

Kurse një pjesë të tyre, se ato ishin 2.2 miliardë, i depozitonin në Dubai.

Dubain e kanë parajsën. Por edhe atje, fatmirësisht, FBI ka bërë operacione jashtëzakonisht sensitive. Uroj dhe shpresoj që t’i shkojnë deri në fund.

Të kuptojnë shqiptarët atëherë se gjithçka në këtë qeveri është mafioze, mafioze dhe vetëm mafioze.”- shtoi ai.