Një i moshuar ka ndërruar jetë në Durrës pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte.
Viktima është identifikuar si J.P. 83-vjeç ndërsa ngjarja ka ndodhur në Lagjen 3 rreth orës 21:00 të mbrëmjes.
Sipas policisë dyshohet se i moshuari ka rënë nga lartësia aksidentalisht.
Njoftimi
“Durrës/ Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 3 Durrës, shtetasi J. P., 83 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”