Vendosni fjalën kyçe....

Kongresmeni republikan: Do hetojmë Twitter, Facebook, Google e zyrtarë të inteligjencës për laptopin e Hunter Biden


Partia Republikane duhet të jetë e gatshme të hetojë disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në SHBA, ka thënë udhëheqësi i pakicës në Kongres, Kevin McCarthy, në përgjigje të dokumenteve të publikuara së fundmi që tregojnë se Twitter fshiu informacionet që dëmtonin Joe Biden në vitin 2020.

McCarthy tha të shtunën se shumica e re republikane ‘do marrë përgjigje që kërkohen e priten nga populli amerikan’ në lidhje me përpjekjet e Twitter-it për të ‘heshtur të vërtetën rreth laptopit të Hunter Biden vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të 2020’. Kjo do të ndodhë kur republikanët të marrin përsëri kontrollin e Kongresit në janar, theksoi McCarthy.

Dokumentet e publikuara nga shefi i ri i Twitter, Elon Musk të premten tregojnë një përpjekje nga lart-poshtë nga stafi më i lartë i platformës për të bllokuar përhapjen e një shkrimi të New York Post që pretendonte se Joe Biden mori pjesë në skema të shumta pagese me kompani të ndryshme të huaja, mes të cilave edhe ato kineze.

Kontaktet e biznesit ndodhën gjatë kohës që ai ishte zv.president i SHBA-së. Twitter ndaloi shpërndarjen e lidhjeve të historisë, madje edhe në mesazhe private.

Facebook gjithashtu ndërmori veprime për të censuruar historinë e Hunter Biden, me shefin Mark Zuckerberg më vonë duke thënë se ai ishte udhëzuar nga FBI-ja.

Duke u paraqitur në Fox Neës të dielën, McCarthy u bëri thirrje republikanëve që të kontrollojnë përtej Twitter-it.

“Tani duhet të fillojmë të shikojmë te Facebook, Google. Këto tani janë bërë krahë të Partisë Demokratike, krahë të administratës Biden.” – tha ai.

Kryetari i ardhshëm i Kongresit bëri thirrje gjithashtu për hetimin e dhjetëra ish-zyrtarëve të inteligjencës që pretenduan në mënyrë të rreme se historia e Hunter Biden kishte ‘të gjitha pikat klasike të një operacioni informacioni rus’.

“Demokratët përdorën gjithashtu komunitetin e inteligjencës për të gënjyer publikun amerikan. A duhet që ata njerëz të mbajnë postin që kanë? A duhet të lejohen ende këta njerëz të kenë informacion?” ai pyeti.

“Ata përdorën çdo krah jo vetëm të qeverisë, por përdorën edhe bizneset për të gënjyer publikun amerikan.” – vazhdoi McCarthy.

“Ky eshte vetem fillimi. E gjithë kjo do verifikohet.”

Drejtorët ekzekutivë të Facebook, Twitter dhe Google janë thirrur të gjithë në Capitol Hill për seanca dëgjimore më parë, me demokratët që i kanë vënë kryqëzuar bosët e teknologjisë në përpjekjet e tyre për të zhdukur të ashtuquajturin ‘dezinformim’, ndërsa republikanët i kanë akuzuar për censurim të padrejtë të përmbajtjes konservatore.