Vendosni fjalën kyçe....

1700 foka të llojit të rrezikuar dalin të ngrodhura në breg në Detin Kaspik (Video)


Mbi një mijë foka janë gjetur të ngordhura në brigjet e Detit Kaspik, thanë të dielën autoritetet lokale në republikën jugore të Dagestanit të Rusisë.

Ministria e Mjedisit e rajonit thotë se faktorët natyrorë mund të qëndrojnë pas incidentit.

Zaur Gapizov, drejtori i përgjithshëm i Qendrës për Mbrojtjen e Natyrës së Kaspikut, tha se gjitarët duket se janë zhdukur të paktën dy javë më parë dhe janë nxjerrë në breg nga një stuhi.

“Nuk ka asnjë shenjë se ato janë vrarë, nuk janë gjetur mbetje të rrjetave të peshkimit.” – vuri në dukje ai, duke shtuar se autoritetet lokale po vazhdojnë të ekzaminojnë bregdetin. Gapizov vlerësoi se ‘me shumë mundësi, numri i fokave të ngordhura është shumë më i lartë’ se 1700 që janë gjetur tashmë.

Të shtunën, Ministria e Mjedisit e Dagestanit tha se ‘gjendja e organeve të brendshme të fokave të ekzaminuara nuk konfirmoi hipotezën se ato ishin helmuar me metale të rënda ose pesticide’.

Ministria mblodhi ‘një numër të madh mostrash’, të cilat u dërguan në laboratorë në Moskë dhe në qytetin e Astrakhanit në Rusinë jugore.

Sipas Qendrës për Mbrojtjen e Natyrës së Kaspikut, numri i përgjithshëm i fokave të Kaspikut nuk i kalon 70,000. Gjitarët konsiderohen të rrezikuar dhe janë përfshirë në listën e kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).