Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Nesër në Bulevard do të jenë shqiptarët europianë që nuk pranojnë talebanizmin e Ramës


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka ftuar qytetarët të protestojnë në protestën e thirrur nesër nga opozita.

Në një mesazh të publikuar në Facebook përë këtë protestë, Vasili thotë se nesër në Bulevard do të jenë të jenë të gjithë ata që duan ligjin e Kushtetutën dhe shqiptarët europianë që e duan Shqipërinë.

“NESËR DITA E MADHE E SË VËRTETËS!

Nesër në ora 12 në Bulevard do të jenë të gjithë qytetarët, që nuk pranojnë kurrë të qeverisen nga talebanizmi i Edi Ramës dhe rilindjes.

Nesër në Bulevard do të jenë të gjithë qytetarët, që duan ligjin dhe Kushtetutën dhe jo tritolin korrupsionin, hajdutërinë dhe kriminalizimin e Edi Ramës dhe rilindjes.

Nesër në Bulevard do të jenë shqiptarët europianë, që e duan Shqipërinë në BE dhe jo Edi Rama, që është armik i betuar i Europës dhe peng i Moskës dhe Beogradit.

Nesër është ditë e madhe për të gjithë ne.

Nesër është dita kur do të thuhen të vërtetat e mëdha në sheshin e qytetarëve të lirë dhe patriotë!” – shkruan Vasili. Protesta e thirrur nesër mbahet në të njëjtën ditë me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbledhë liderët europianë dhe ata ballkanas në kryeqytet.