Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Këlliçi-Alimehmeti, një risi e shkëlqyer që nis sot ndryshimin


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me primaret e organizuara nga Partia Demokratike në Tiranë.

Kandidatët që dolën në balotazh për bashkinë e Tiranës ishin Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Por ky i fundit u tërhoq nga balotazhi duke theksuar se anëtarësia kishte “folur në favor të kandidatit tjetër” dhe ai e mbështet këtë vendim.

“Këlliçi-Alimehmeti, një risi e shkëlqyer që nis sot rrugën e Ndryshimit të padiskutueshëm në 14 Maj!”– shkruan Meta pas tërheqjes së Alimehmetit nga gara, por edhe premtimit që Këlliçi bëri para kamerave se kishte zgjedhur pikërisht Alimehmetin si kraun e tij të djathtë dhe do të kandidonin të dy sëbashku më 14 Maj, pasi në rast fitoreje Alimehmeti do ishte nënkryetar i bashkisë.