Vendosni fjalën kyçe....

Osmani: BE-ja të kalojë nga fjalët te veprat, Vuçiç vazhdimësi e një mendësie të vjetër, kemi shtrirë dorën për dialog


Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi para fillimit të samitit të BE-së në Tiranë se Brukseli duhet të lëvizë nga fjalët e premtimet te veprat për sa i përket liberalizimit të vizave të Kosovës.

Ajo theksoi se Kosova është një nga vendet më pro evropiane në rajon dhe se i ka bërë detyrat që i takojnë.

Osmani tha gjithashtu se Serbia e presidenti i saj Vuçiç janë pjesë e një mendësie të vjetër dhe se ajo që po tregon Kosova është e kundërta e asaj që po tregon Serbia pasi Prishtina po shtrin dorën për dialog.

“Është sipërmarrje e rëndësishme qoftë nga BE dhe Ballkani Perëndimor. Do të shfaqim këtë përbashkësi drejt BE për një proces. Jam këtu si udhëheqësja e një nga vendet më pro europian. E kemi treguar këtë në veprime kur vjen fjala për veprimet pro BE. Kemi dënuar agresionin rus. Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra, siç është dhe liberalizimi i vizave për BE. Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, dhe jo negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Është proces ne që besojmë te njohja e ndërsjellët. Ajo se çfarë po ndodh është se Maqedonia dhe Shqipëria po ecin me ritmin për t’u integruar në BE. Ne do lobojmë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor. Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlerë. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor. Të jemi në krahun e duhur të historisë, kjo duhet pritur. Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër. Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, shtrin dorën për dialog. Edhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet.” – tha Osmani.