Një episod i rëndë dhune ka ndodhur në protestën e opozitës ku një person i identifikuar si Gentian (Gert Shehu) ka goditur me grusht kreun e PD-së Berisha.
Ai është rrëzuar por është mbajtur nga shoqëruesit e tij. Më pas menjëherë kanë ndërhyrë rojet e kryedemokratit dhe disa protestues që kanë goditur personin në fjalë i cili pak çaste më pas është shoqëruar nga policia.
31-vjeçari i veshur me xhup të kuq ka çarë përmes turmës së protestuesve të opozitës duke qëlluar kreun e PD-së, i cili u gjakos.
Episodi i dhunës ka ndodhur teksa Berisha e Meta po marshonin në bulevard për t’iu nashkuar protestës së opozitës. Personi në fjalë nuk është identifikuar ende.
Pak çaste pas dhunës ndaj tij, Berisha u është bashkuar sërish qytetarëve në protestën që po zhvillohet në bulevard.
*Videot marrë nga Euronews.al, BW, Shqiptarja