Vendosni fjalën kyçe....

“Jeni një mikpritës i shkëlqyer!” – Von der Leyen përgëzon Ramën për samitin dhe flet për ndihmën e BE-së për Ballkanin


Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen kanë dalë në një konferencë për mediat pas Samitit të BE-së që u mbajt sot në Tiranë.  

Von der Leyen në fjalën e saj i bëri komplimente kryeministrit Rama për mbajtjen e samtit.

“Ju jeni një mikpritës i shkëlqyer, ishte fantastike! Faleminderit shumë për fjalët tuaja. Më lejoni tju them që mbështetja jonë për rajonin vjen vërtetë nga zemra. Më vjen mirë që do të bashkëpunojmë se bashku. Faleminderit shumë për këtë samit të mrekullueshëm fantastik. Ishte një samit partneriteti me biseda të thella, të qarta të drejtpërdrejta dhe të sinqerta.”– tha ajo.

Presidentja Von der Leyen foli për paketën e ndihmës ekonomike që Bashkimi Evropian ka parashikuar për Ballkanin Perëndimor. Ajo tha se kjo paketë 1 miliardë euro është e ndarë në dy pjesë, ku 500 milionë do të shkojë si ndihmë për bizneset dhe familjet, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për infrastrukturën dhe energjinë e gjelbër.

“Mbështetja jonë për rajonin vjen nga zemra dhe besojmë se duhet të punojmë së bashku. Ne duam ta jetojmë jetën së bashku. Një mesazh shumë i qartë i këtij samiti është e të qenit së bashku. Një samit partneriteti me biseda të thella dhe të qarta. Një temë madhore që diskutuam është përballemi me sfidat e luftës dhe pasojat e saj në sektorin e energjisë. Ne përballemi me këtë sfidë së bashku.

Gjithçka që do bëjmë ne në BE, do të reflektohet edhe në Bashkimin Evropian. Prandaj kjo paketë 1 miliardë euro është e ndarë në dy pjesë 500 milionë ndihmë buxhetore që do të shkojë si ndihmë për bizneset dhe familjet, dhe 500 milionë euro të tjera do të shkojnë drejt infrastrukturës dhe energjisë së gjelbër. Energjia e gjelbër sjell edhe vende të reja pune dhe heq varësinë energjitike nga vendet e tjera.

Përveç energjisë kemi dhe një kuadër më të gjerë që ju e keni dëgjuar në fushën e transportit dhe të furnizimit me ujë. Kemi miratuar dje 40 projekte të rëndësishme dhe ky plan i investimeve po ecën në drejtimin e duhur. Ne me zemër mbështesim procesin e integrimit, kemi parë shumë progres këtë vit, kemi parë konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përveç kësaj ecurie natyrisht që ka dhe një çështje që ka të bëjë me integrimin ekonomik dhe ju përgëzoj për progresin e bërë gjatë muajve të fundit.”- tha presidentja e KE-së.