Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi ndaj Berishës/ Petrit Vasili: Dokumenti mjekësor i sulmuesit është i sajuar, ai është pajisur me patentë


Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka folur në lidhje me sulmin ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, në protestën e sotme teksa.

Vasili thotë se sulmuesi kishte një dokument mjekësor të sajuar dhe pa vlerë. Sipas tij fakti që i “vë vulën” është se ky individ është pajisur me patentë për të drejtuar mjetin, ku i është vërtetuar gjendja shëndetësore mendore. Nëse personi do kishte probleme të tilla nuk do kishte fare patentë.

 “Unë desha të them vetëm 2-3 gjëra kyçe me të cilat shteti I Edi Ramës është demaskuar dhe Policia e Edi Ramës është vetëasgjësuar.

Përdorimi i një dokumenti mjekësor i sajuar me zero vlerë ligjore, të sajuar, të manipuluar, me fjalën vërtetim mjekësor, pra as raport mjekësor nuk është. I lëshuar gjoja për t’u përdorur ku të duash, duke arritur deri atje sa të thonë që diagnoza është e pacaktuar, praktikisht kanë vetëasgjësuar dhe demaskuar veten.

Ajo që i vë vulën është që ky individ, ky kriminel është pajisur kohë më parë me një patentë për të drejtuar makinën, ku është vërtetuar gjendja e tij shëndetësore nga vetë institucionet shtetërore, që kanë detyrimin për ta pajisur me dokumentet ku vërtetohet se gjendja shëndetësore e tij është e përshtatshme për të drejtuar makinën. Dhe Policia e Shtetit nuk u referohet dokumenteve të shtetit që e nxjerrin saktësisht aftësinë për të cilën i është dhënë dhe patenta, por i referohet një dokumenti të sajuar të një krinike private e cila shprehet për diagnoza paraprake dhe e fundit për dokumente mjekësore që mund të përdoren ku të duash si faturat e energjisë. Organet e hetimit duhet të hetojnë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në inskenimin e këtyre alibive për këtë akt shumë të rëndë kriminal.”- tha Vasili.