Vendosni fjalën kyçe....

Reagon dhe Ambasada e Britanisë: Sulmi ndaj Berishës i papranueshëm


Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar pas sulmit në protestën e sotme të opozitës, ndaj kreut të PD-së Sali Berisha.

Në reagimin e ambasadës thuhet se nuk ka vend për dhunë në demokraci dhe se ky ishte një sulm ndaj fjalës së lirë.

 “Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë të drejtën për protesta paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm për fjalën e lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah me krah në mbështetjen tonë për demokraci dhe shtetin e se drejtës.”- thuhet në reagimin e Ambasadës.

Episodi i rëndë ndodhi teksa kreu i PD-së Berisha po marshonte me kreun e PL-së Ilir Meta e qytetarë të shumtë në bulevardin para ish-Hotel Dajtit.

Lidhur me sulmin ndaj tij, kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama, ministrin e Brendshëm Çuçi e shefin e Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore Ardi Veliu se janë ideatorët, orkestruesit dhe organizatorët e sulmit ndaj tij në protestë. Ai tha se sulmuesi 31-vjeçar Gert Shehu është agjent i Policisë Kriminale ndërsa tregoi një dokument mjekësor të shpërndarë në media, sipas të cili agresori vuante nga çregullime psikike.