Vendosni fjalën kyçe....

Revista Forbes: Ursula Von der Leyen gruaja më e fuqishme në botë për vitin 2022


Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është shpallur “gruaja më e fuqishme në botë” nga revista Forbes, e cila çdo fund viti zgjedh në një listë gratë më të fuqishme në botë. 

Revista shkruan se në një vit trazirash ekonomike, me luftë në Ukrainë dhe pandeminë e vazhdueshme të Covid-19, udhëheqësja e parë grua e Komisionit Evropian “ka qëndruar e qëndrueshme dhe e fortë”.

Forbes vlerëson politikanen për rolin e saj gjatë luftës në Ukrainë dhe për menaxhimin e pandemisë, mbajtjen e unionit të bashkuar dhe ndikimit të saj.

“Vitin e kaluar, von der Leyen ishte në vendin e 8-të në listën e Forbes të 100 grave më të fuqishme në botë. Këtë vit, ajo qëndron në vendin e parë si rezultat i mbështetjes së saj të fortë dhe vendimtare për Ukrainën, si dhe udhëheqjes së saj të vazhdueshme në sjelljen e Evropës ndaj pandemisë së koronavirusit.”– thotë revista.

 Në një kohë kur disa qytetarë të vendeve të BE-së përballen me një dimër të ftohtë pa gazin natyror rus që ngroh shtëpitë e tyre, të tjerë e gjejnë veten mes zjarrit të luftës së Rusisë.

“Në një farë mënyre, von der Leyen ka qenë në gjendje t’i mbledhë ata njerëz për të bërë sakrificat e nevojshme për të qëndruar të bashkuar kundër Putinit.”– shkruan Forbes.

Lista u përcaktua nga katër matës kryesorë: paraja, media, ndikimi dhe sferat e influencës.

Më poshtë lista me 10 gratë më të fuqishme sipas Forbes: