Një zyrtar i shtypit i skuadrës braziliane në botërorin e Katarit është vënë nën kritika, pasi një video e tij duke larguar një mace endacake nga tavolina gjatë një konference për shtyp u bë virale.
Sulmuesi i Real Madridit Vinicius po fliste për mediat përpara ndeshjes çerekfinale të Brazilit me Kroacinë në Katar të premten, kur macja u përpoq të kapte 15 minutat e saj të famës dhe kërceu në tavolinë përpara tij.
22-vjeçari Vincius Jr, i cili është bërë një nga forcat kryesore krijuese të Brazilit që nga debutimi i tij ndërkombëtar në vitin 2019, vijoi me intervistën para se anëtari i stafit brazilian të ndërhynte duke marrë macen dhe duke e hedhur atë nga tavolina.
Vini Jr u shfaq disi i habitur nga ajo që ndodhi dhe u pa duke bërë një të qeshur nervoze, por fatmirësisht macja u shfaq e padëmtuar dhe u fotografua menjëherë më pas duke shijuar pjesën e mbetur të nëntë jetëve të saj.
Megjithatë, klipi është shpërndarë në mediat sociale në orët në vijim, me disa tifozë të futbollit që kanë kritikuar zyrtarin brazilian.
“Nëse Brazili e humbet ndeshjen, me siguri do ju ketë mallkuar macja.” – tha një tifoz.