Vendosni fjalën kyçe....

Meta nga Durrësi: Projekti i portit pastrim gjigant parash, nismat e qeverisë në bregdet për të grabitur pronat


Kreu i Partisë së Lirisë Meta u është kthyer sot akuzave ndaj kryeministrit Rama lidhur me projektin e Portit të Durrësit.

Në një takim me strukturat e partisë në qytetin bregdetar ai theksoi se qeveria ka bërë çmos që të grabisë pronat në bregdet ndërsa e konsideroi projektin si një pastrim pasrash përmes ndërtimit.

“Projekti nuk është strategjik, por pastrim gjigant parash përmes ndërtimit dhe për të grabitur pronën e shqiptarëve. Kompanitë e kanë informuar Kuvendin se marrëveshje për Portin bie në kundërshtim me marrëveshje koncesionare dhe se Shqipëria mund të detyrohet të paguajë miliona. E gjithë Shqipëria, jo vetëm i gjithë biznesi durrsak mund të jetonte shumë mirë falë potencialit turistik të bregdetit. Ndërkohë, të gjitha nismat e qeverisë për bregdetit kanë synuar grabitjen e pronave bregdetare, monopolin e ekonomisë së bregdetit, në vend të një zhvillimi të përgjithshëm që do ti sillte përfitime çdo Durrsaku e shqiptari. Si ka mundësi, kur bëhej fjalë për të shpërdoruar fondet e tërmetit, rilindja në bashki e qeveri u dyndën në Durrës që të menaxhonin fondet, për interes të tyre kuptohet, ndërsa kur vjen puna që të zgjidhin problemet reale të qytetarëve e të gjithë qytetit nuk kujtohen. Durrësi është rast unik dhe shembulli më i mirë që tregon dështimin dhe korrupsionin e Rilindjes. Në 4 vitet e fundit, jo vetëm që bashkia drejtohet 100% nga rilindas, por edhe kryeministri rilindas është deputet në Durrës.” – tha Meta.