Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, mbetet pa energji gjysma e fshatit


 

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët në Lazarat të Gjirokastrës, duke lënë pa energji gjysmën e fshatit.

Sipas “Balkanweb”, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Kordhoçë, në pjesën e poshtme të fshatit Lazarat, ku njëra prej kabinave elektrike u vu nën flakët e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes raportohet se kanë shkuar forcat e PMNZSH, OSHEE dhe policisë të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Zjarri paraprakisht dyshohet se është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Megjithatë kjo pritet të konfirmohet nga grupi hetimor.