Ndërsa në Veri të Kosovës kanë vijuar tensione me shpërthime e të shtëna armësh në disa zona, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka publikuar një mesazh në “Instagram”.
Ai thotë se nga populli i tij nuk do të ketë dorëzim, ndërsa bën thirrje për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim, ky është vendimi i Serbisë dhe mesazhi im për popullin tonë në Kosovë e Metohi, i cili sërish detyrohet të mbrojë vatrat e tyre në barrikada.
Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet ZSO (Asociacioni i komunave me shumicë serbe), të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të Serbisë dhe të sillen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse vetëm kështu mund të fillojë normalizimi i marrëdhënieve dhe jetës së të gjithë neve.
Ne vazhdojmë të luftojmë me të gjitha mjetet ligjore për paqen, për një jetë dhe të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë. Serbia do të fitojë!”- shkruan Vuçiç.
View this post on Instagram
Dy shpërthime të fuqishme rreth orës 1:30 pas mesnate dhe 03:00 janë dëgjuar pranë zonës së Zveçanit. Në drejtim të Zubin Potokut ka pasur gjithashty të shtëna armësh, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.