Vendosni fjalën kyçe....

Akuza për korrupsion dhe ryshfet prej 131 mijë eurosh, lihet në burg ish-drejtoresha e kabinetit në OSHEE


Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtoreshën në OSHEE, Albana Ferrajn.

Ferraj e cila kishte dikur kishte postin e drejtoreshës së kabinetit pranë OSHEE-së, u arrestua pak ditë më parë pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për korrupsion.

Ajo akuzohet se ka marrë një rryshfet prej 131 mijë eurosh nga një kompani italiane, “Com Metodi” s.p.a.

Sipas hetimeve, Ferraj ka favorizuar kompaninë në fjalë për një tender të zhvilluar në vitin 2016.

Vendimi i GJKKO-së:

Gjykata u tërhoq në Dhomën e Këshillimit dhe si u kthye, në bazë dhe për zbatim të nenit 112, 248 dhe 260 të Kodit të Procedurës Penale:

VENDOSI:

  1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj të pandehurës Albana Spiro Ferraj me vendimin Nr. 103, datë 18.10.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall sot në Tiranë, më datë 11.12.2022