Vendosni fjalën kyçe....

Primaret e PD-së në 5 bashki, dalin fituesit e raundit të dytë


Kanë dalë rezultatet e raundit të dytë të primareve të PD-së në pesë bashki të vendit.

Në Dibër është shpallur fitues Ismail Uka i cili mori një votë më shumë se Besnik Alku, me 566 përballë 565 votave respektivisht.

Në Mirditë është shpallur fitues Albert Mëlyshi me 528 vota kundrejt Aleksandër Lalës që mori 332 vota.

Fitues në primaret e Librazhdit u shpall Shefki Ccota me 417 vota, i cili kishte përballë Arianit Lekën që mori 227 vota.

Edvar Kodheli u shpall fitues në Fier me 579 vota ndaj Artur Mahmutajt, i cili mori 360 vota.

Skënder Gjuci us shpall fitues në Mat me 478 vota ndaj Bukurosh Ballabanit, që mori 190 vota.