Vendosni fjalën kyçe....

Mikesha e saj mes viktimave të sulmit në Romë, Giorgia Meloni: Nuk është e drejtë


Një nga viktimat e sulmit me armë të një dite më parë në Romë, ishte mikesha e kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Në një mesazh në rrjetet sociale, kryeministrja Meloni tregon se Nicoletta, ishte mikesha e saj dhe nënë e një djali 10 vjeç. Ajo u shpreh se ky largim i saj nga jeta ishte i padrejtë.

“Nicoletta ishte një nënë mbrojtëse, një shoqe e sinqertë dhe e matur, një grua e fortë dhe e brishtë në të njëjtën kohë. Por ajo ishte mbi të gjitha një profesioniste me një ndjenjë të pazakontë të detyrës. Ishte pikërisht ndjenja e detyrës që e solli atje, një mëngjes të së dielës, ku një burrë po priste që ta vriste me armë zjarri, së bashku me dy gra të tjera, gjatë një takimi të bashkëpronësisë në Romë.

Nikoleta ishte shoqja ime. Ajo la burrin e saj Giovanni dhe një djalë të mrekullueshëm dhjetëvjeçar, Lorenzo. Me të tij janë shkatërruar edhe familje të tjera, të cilave u shpreh gjithë  afërsinë time.”- ka shkruar Meloni.

Ajo shton: “Nuk është e drejtë të vdesësh kështu.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Giorgia Meloni (@giorgiameloni)

Tre gra u vranë një ditë më parë në një lokal në Romë, ku një person i armatosur hapi zjarr pas një konflikti për pronën. Rreth katër persona mbetën të plagosur.

Autoritetet pas ngjarjes vunë në pranga 57-vjeçarin, Claudio Campiti. Ai thuhet se ishte futur brenda barit ku ishin mbledhur për të diskutuar për pronën, dhe kishte kërcënuar: “Do t’ju vras të gjithëve”.