Vendosni fjalën kyçe....

Bumçi pas dëshmisë në SPAK: Shkresa me shkrim dore për Shkëlzen Berishën e falsifikuar, asokohe bëra kallëzim penal, kërkova hetimin e kaligrafisë


Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi ka thënë pas daljes nga SPAK, ku u paraqit lidhur me hetimet për ‘Dosjen Gërdeci’ se një shkresë e asaj kohë që kishte një shënim për Shkëlzen Berishën ka qenë e falsifikuar.

Ai vijoj më tej se të gjitha gjërat e komunikimet e asaj kohe janë të dokumentuara ndërsa theksoi se dokumenti me shënimin për Shkëlzen Berishën ka qenë i falsifikuar dhe se asokohe ka bërë kallëzim penal e ka kërkuar hetimin e kaligrafisë.

“Ministria e Drejtësisë  kishte një sërë vërejtjesh dhe vendimi nuk miratohet. Atëherë vendosen kontakte midis dy ministrive që të merrnin parasysh vërejtjet. Siç e ka Ministria e Drejtësisë, besoj edhe organet e drejtësisë, përgjigja e dërguar nga ne nuk ka shënime të tilla, veçse me datë dhe protokolle të shënuara. Kur ne i kemi çuar Ministrisë së Mbrojtjes që nuk kemi vërejtje, del një shkresë që ka një shënim për zotin Shkëlzen Berisha, por kjo shkresë është e falsifikuar dhe nuk i qëndron asnjë testi.

Përgjigja jonë ishte disa ditë më parë se shkresa. Nuk kishte nevojë për një shkresë tjetër sepse ata e kishin shkresën, Por nëse unë kisha nevoja të komunikoja me Shkelzen Berishën do e bëja me faks? Ministri i Drejtësisë lë shënime për vartësit e tij dhe këto shënime të miat janë në shkresa të ministrisë që i kam shërbyer. Por nuk ishte as imitim i shkrimit tim. Çështja u shqyrtua e kur unë isha deputet i thjeshtë kam ndërmarrë dy akte. Si përgjegjësi politike kam rreshtuar faktet dhe kam bërë kallëzim penal në atë kohë dhe kam kërkuar të hetohet kaligrafia. Nuk ka dy shkrime njësoj, por e theksoj nuk ishte as imitim i shkrimit tim.” – tha ai.