Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar incidentet në Veri të Kosovës dhe bën thirrje për dialog.
Në një konferencë me gazetarët, Meta u shpreh se situata e tensionuar në veri të Kosovës e ka burimin nga politika e vjetër e Beogradit.
Ai shton se e gjithë kjo situatë nuk i intereson askujt, përveç Rusisë.
“Është e qartë që burimi i tensioneve vjen nga politika e vjetër provokative nga Beogradit, i cili kërkon të krijojë tensione të panevojshme ne veri të Kosovës, por edhe në rajonin tonë. Kjo nuk shkon në interes të askujt më shumë sesa thjesht Rusisë. Kjo tregon se kush është faktor që minon vlerat e bashkëjetesës ndëretnike, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajonin tonë.
Ne kemi mbështetur dhe mbështesim institucione legjitime të Kosovës. Mbështesim KFOR dhe institucionet ndërkombëtarë që janë atje dhe apelojmë për dialogun si të vetmen rrugë jo vetëm të normalizimit të situatës atje, por edhe për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin final njohjen reciproke dhe bashkëpunimin rajonal.”- tha Meta.