Vendosni fjalën kyçe....

“Franca po dërgon pajisje të rënda ushtarake në Ballkan”- Rrjeti i Sigurisë Ballkanike


Franca po forcon krahun lindor të NATO-s duke dërguar pajisje të rënda ushtarake në Ballkan. Pas këmbësorisë dhe sistemit më të avancuar të mbrojtjes ajrore MAMBA, Parisi dërgoi tanke Leclerc në Rumani si pjesë e “Misionit Shqiponja” dhe më vonë një skuadron avionësh luftarakë Rafal do të pasojë.

Rrjeti i Sigurisë Ballkanike, thekson se tanket franceze Leclerc, të cilët konsiderohen si krenaria e industrisë ushtarake franceze dhe një nga tanket më të shtrenjta u përdorën në stërvitjen e fundit të grupit luftarak të NATO-s në Rumani. Së bashku me mjetet e tjera, artilerinë dhe këmbësorinë e SHBA-së, Rumanisë, Polonisë, Portugalisë dhe Francës si kombe drejtuese në grup, ata praktikuan aksionin e përbashkët me përdorimin e municioneve të gjalla.

Leclerc është krenaria e industrisë franceze dhe konsiderohet si një nga tanket më të shtrenjtë të prodhimit perëndimor. Ai ka forca të blinduara të përbërë nga titan dhe tungsten, një armë të lëmuar 120 mm dhe një motor nafte me tetë cilindra 1500 kuaj fuqi.

Vetëm pak javë para kësaj, ministrat e mbrojtjes të Rumanisë dhe Francës njoftuan se, si pjesë e policisë ajrore të NATO-s, Parisi do të dërgonte një skuadron avionësh luftarakë Rafale në atë vend.

Dorëzimi i Leclerc dhe vendosja e ardhshme e avonëve Rafale është pjesë e një përpjekjeje për të forcuar krahun lindor të Aleancës, të cilin Franca e mori pas pushtimit rus të Ukrainës. Angazhimi i Parisit në Rumani quhet misioni “Shqiponja” dhe nisi më 28 shkurt 2022.

“Shqiponja” në Rumani përbëhet nga rreth 750 ushtarë: një formacion taktik franko-holandez që drejton grupin luftarak të NATO-s, një njësi e mbrojtjes ajrore me sistemin SAMP/T (ekuivalenti franko-italian i Patriotit Amerikan) që ushtria franceze e quan MAMBA, inxhinieri dhe një element mbështetës kombëtar.

Forcat e para franceze në Rumani mbërritën më 28 shkurt, kur u dërgua një batalion i forcave të reagimit të shpejtë, i cili do të formojë bazën e grupit të ardhshëm të betejës së NATO-s.