Vendosni fjalën kyçe....

Përleshje në Athinë dhe Selanik pas vrasjes së të miturit rom nga oficeri i policisë


Protesta u mbajtën të hënën në mbrëmje në Athinë dhe Selanik për vdekjen e një të mituri rom 16-vjeçar i qëlluar nga një oficer policie të hënën e kaluar. Portestat përfunduan me përleshje midis grupeve të vogla të individëve të maskuar dhe policisë në Athinë.

Protestuesit thyen makineritë e kontrollit të biletave. në një stacion metroje.

Si në Athinë ashtu edhe në Selanik, policia u sulmua me bomba zjarri dhe u përgjigj me granata dhe gaz lotsjellës.

Deri më tani në Athinë janë ndaluar 23 persona, thotë policia; 20 në sheshin qendror Omonia, vendi i stacionit të metrosë të vandalizuar dhe tre në lagjen aty pranë në Exarchia.