Ky botëror në Katar do të jetë i fundit për Lionel Messin dhe këtë e ka pranuar edhe vetë lojtari nga Argjentina.
Ai do të bëjë ndeshjen e tij të 172-të të Kupës së Botës në këtë fundjavë, kur do përpiqet t’i sjellë vendit të tij titullin e parë të Kupës së Botës që nga viti 1986.
“Ndihem shumë i lumtur që mund ta arrij këtë, të përfundoj udhëtimin tim në Kupën e Botës duke luajtur ndeshjen time të fundit në një finale.”- tha Messi për median argjentinase Diario Deportivo Ole.
Kapiteni argjentinas (35-vjeç) po luan në Kupën e tij të pestë të Botës, duke kaluar katërshen e Diego Maradonës dhe Javier Mascherano-s.
“Është gjithçka mirë dhe rekordet, por e rëndësishme është të arrijmë objektivin e grupit, që është gjëja më e bukur nga të gjitha.”- shtoi Messi sipas Reuters. “Ne jemi vetëm një hap larg, pasi kemi luftuar fort dhe do të japim gjithçka për ta bërë këtë herë”.
Fitorja e së martës bëri që mijëra tifozë të dilnin në rrugët e Argjentinës për të festuar kualifikimin në finalen e Kupës së Botës.