Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se vodhi valixhet e dy grave në aeroport, shkarkohet zyrtari me gjini të paqëndrueshme i administratës Biden


Aktivisti i LGBTQ+, Sam Brinton, është larguar nga posti i zëvendësasistentit të Sekretarit në Departamentin e Energjisë të SHBA-së (DOE) pasi u akuzua për vjedhjen e valixheve të dy grave në dy aeroporte të ndryshme.

Sipas dokumenteve të policisë, të cituara nga Fox News, një nga pjesët e bagazheve përmbante sende me vlerë 3,670 dollarë, përfshirë bizhuteri me vlerë 1,700 dollarë.

“Sam Brinton nuk është më një punonjës i DOE,” tha një zëdhënës i departamentit në një deklaratë për mediat e martën.

“Sipas ligjit, Departamenti i Energjisë nuk mund të komentojë më tepër për çështjet e personelit.” Brinton ishte vend më parë në leje administrative.

Brinton, i cili përdor përemrat ‘ata/ata’ dhe është përshkruar si personi i parë me gjini të paqëndrueshme që mban një post kaq të lartë qeveritar, u akuzua për vjedhjen e një valixheje të markës ‘Vera Bradley’ të një gruaje në aeroportin e Minneapolis.

Krimi i dyshuar ka ndodhur në shtator. Ish-zyrtari fillimisht mohoi të kishte marrë valixhen e dikujt tjetër, por më vonë pretendoi se kishte rrëmbyer atë gabimisht për shkak të ‘lodhjes’, sipas dokumenteve të gjykatës, të cituara nga mediat.

Policia e Las Vegas lëshoi ​​një urdhër arresti për Brinton këtë muaj lidhur me një incident tjeër në aeroportin ndërkombëtar ‘Harry Reid’ të qytetit.