Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar problem në Rrugën e Arbrit.
Pas rrëshqitjes së dherave në disa pjesë të saj, në pjesën që lidh dy lagjet e Bulqizës është rishfaqur uji që bëhet pengesë për qarkullimin normal të makinave.
Sa herë ka reshje shiu kjo pjesë e rrugës kthehet në problematike për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese anësore.
Shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme jo vetëm për kalimin e makinave po edhe lëvizjen e këmbësorëve.
Sipas drejtuesve të mjeteve, e gjithë pjesa e Rrugës së Arbrit është me probleme që nga bajpasi i Murrizit e deri në Bulqizë.
Rënie gurësh ka pasur edhe në segmentin Bulqizë-Maqellarë të Rrugës së Arbrit.